Transmetuar më 05-04-2014, 11:27

Pogradec, 5 prill  2014, NOA.al- Avokati i Popullit, Igli Totozani deklaroi sot në Pogradec se vdekja e Ilia Karelit në burgun grek është një rast torture. Sipas tij, gardiantët grekë i dhanë Karelit dënimin joligjor për vrasjen e kolegut të tyre.

Avokati i Popullit theksoi se homogolia e tij greke duhet të hetojë për rastin e Karelit, dhe të ndikojë në përmirësimin e kushteve në burgjet greke.

Totozani vlerësoi rolin e Prokurorisë dhe mediave greke për trajtimin e vdekjes së shqiptarit në burgun e shtetit fqinj. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit