Transmetuar më 05-04-2014, 10:43

Vlorë 5 prill 2014, NOA.al- Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e një 32 vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim për prodhimin dhe shitje të lëndëve narkotike.
Sipas policisë është bërë i mundur ndalimi i shtetasit Klement Agim Dautaj, 31 vjeç, banues në fshatin Mavrovë, komuna Kotë, në Vlorë.
Policia informon se këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me 09 korrik 2013, e ka dënuar me 7 vjet burg për veprën penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’ dhe ‘’Kultivimi i narkotikëve’’. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





