Transmetuar më 05-04-2014, 10:35

Maqedoni, 5 prill  2014, NOA.al- Në Maqedoni ka nisur fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 prillit. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka vendosur që fushata të ndërpritet më 12 dhe 13 prill, për shkak të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale të caktuara më 13 prill.

Në garën për 123 vendet në Parlamentin e Maqedonisë kanë konkurruar 14 lista për deputetë, prej të cilëve pesë koalicione dhe 9 parti politike me 1402 kandidatë.

Pritet qe sot partitë të nisin edhe mitingjet dhe takimet e planifikuara për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, por njëkohësisht do të zhvillohet edhe fushata për presidencialet.

Zgjedhjet parlamentare mbahen në gjashtë njësi zgjedhore, por edhe nga një deputet do të zgjidhet edhe në diasporë, ku janë tre njësi zgjedhore në Europë, Amerikë dhe Australi.

Ndërkohë fushata për presidencialet ne Maqedoni është karakterizuar nga polemika te forta, veçanërisht mes partive shqiptare. Por sipas OSBE/ODIHR tonet etnike dhe nacionaliste kane mbizotëruar ne fushën e presidencialeve.

Këto shqetësime paraqiten në raportin monitorues të OSBE/ODIHR të që përfshin periudhën e monitorimit nga 10 deri 26 mars lidhur me zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare.

OSBE/ODIHR ka kritikuar thirrjet për ndarje etnike te Nikola Gruevsikit dhe gjithashtu te Bashkimit Demokrat për Integrim. Sipas raportit, partitë politike dhe kandidatët për President para fushatës kishin nisur aktivitetet dhe propagandën zgjedhore.

Nuk është përjashtuar as Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nga lupa monitoruese, ku siç thuhet ne raport, në disa raste anëtarët e tij kanë votuar sipas linjave partiake. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit