Transmetuar më 05-04-2014, 10:02

Kosovë, 5 prill  2014, NOA.al- Kryeinspektori i ndërtimit Ismet Haliti, është dashur t’i rrënojë disa objekte përfshirë objekte të biznesmenëve Hysen Sadiku dhe Bedri Prishtina. Por, nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Dyshohet se ka përfituar shuma të mëdha parash prej tyre dhe ndërtuesve të tjerë, së bashku me grupin e dyshuar kriminal – vartësit e tij.

49 objekte pa leje është dashur t’i rrënojnë inspektorët. Fakti që nuk e kanë bërë këtë dhe siç pretendon Prokuroria kanë përfituar nga kjo, Haliti dhe kolegët e tij kanë përfunduar të premten para gjyqtarit të Procedurës paraprake, i cili të dielën rreth orës 18 pritet të vendosë nëse do t’ua caktojë paraburgimin ose jo.

Prokurorja Drita Hajdari ka kërkuar paraburgim për Ismet Halitin, shef i inspektorëve, Skender Canollin, Vehbi Abdullahun, Drita Rrukiqin, Blerim Sylën, Blerim Ibishin, Ardian Muhadrin, Arbenita Ajetin, Mergim Shalën, Granit Cenaj, si dhe Qemajl Pozhegu, pronar i kompanisë ndërtimore “Pozhegu brothers”, i cili dyshohet për falsifikim. Zyrtarët komunalë dyshohen për krim të organizuar dhe shpërdorim të pozitës zyrtare, derisa biznesmeni për falsifikim të dokumenteve, shkruan Koha Ditore. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit