Transmetuar më 05-04-2014, 08:40

SHBA, 5 prill 2014, NOA.al- Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Bashkimin Evropian, thotë se kriza në Ukrainë, ka bërë që Uashingtoni dhe Brukseli të jenë më pranë njëri-tjetrit.
Anthony Luzzatto Gardner tha të premten se aneksimi i gadishullit Krimeja, e ka konfirmuar rëndësinë që ka NATO-ja në Perëndim dhe kjo ka ndihmuar që të përforcohen lidhjet transatlantike.
Ai e vlerësoi gjithashtu përgjigjen e BE-së rreth krizës në Ukrainë.
BE-ja sipas Gardner, po vepron në mënyrë më efektive sesa 20 vjet më parë, kur sipas tij, ishte më vështirë për bllokun që të bien dakord për çështje të përbashkëta. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





