
Një vajzë 28 vjeçare, emigrante në Greqi, gjeti vdekjen pasi ra nga lartësia e një pallati duke marrë plagë fatale. Për ngjarjen, përgjegjës u cilësua i dashuri i saj, gjithashtu emigrant, i cili akuzohet se e hodhi nga pallati.
Krimi i rëndë ndodhi në Virona, Greqi, raporton korrespondenti i noa.al.
Protagonistë janë dy emigrantë nga Rusia të cilët prej disa vitesh jetonin në Greqi,
Policia thotë se 26 vjeçari, kishte debatuar me të dashurën e tij dy vjet më të madhe dhe në nerva e sipër, e kishte nxjerrë në ballkon dhe e kishte shtyrë duke e rrëzuar poshtë nga kati i pestë. Fillimisht ajo ra mbi një tendë dhe më pas në asfalt. Me të rënë poshtë pallatit në rrugën “A.Korai” që shikoni në foto, 28 vjeçarja gjeti vdekjen.
I dyshuari 26 vjeçar, student në fakultetin ekonomik, është arrestuar nën akuzën e vrasjes.
Nga hetimet dhe dëshmitë e mbledhura në vendngjarje, mësohet se sherri mes çiftit kishte ardhur pasi 26 vjeçari xheloz, i kishte kërkuar të dashurës që të mos vazhdonte të punonte vajzë baresh. Bëhet fjalë për lokale tipike në Greqi, ku femrat punojnë natën duke iu ofruar meshkujve kundrejt pagesës për të kaluar orë argëtimi dhe seksuale.
Policia tha se i dyshuari pas arrestimit pranoi autorësinë e krimit. /a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





