Transmetuar më 04-04-2014, 23:42

Një automjet u hodh në erë mbrëmjen e sotme pranë ish-Kombinatit të Tekstileve në qytetin e Beratit duke e dëmtuar atë, kurse nuk raportohen dëme në njerëz.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Kombinat”, pranë një pike karburanti ku ishte parkuar automjeti tip “Benz” me targë AA450GV, raporton noa.al.

Persona të panjohur kanë përdorur komandimin në distancë me një telefon celular duke hedhur në erë makinën e shtetasit Mentor Hoxha, pasi më parë kishin vendosur poshtë saj një sasi lënde plasëse.

Policia dyshon se ngjarja ishte një paralajmërim ndaj pronarit të mjetit, për arsye që po investigohen nga grupi hetimor i ngritur mbi shpërthimin.

Një celular dhe disa tela u gjetën në vendin e ngjarjes. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit