Transmetuar më 04-04-2014, 21:58

Malajzi, 4 prill  2014, NOA.al- Ekipet e kërkimit kanë nisur të përdorin radarët nënujorë, në përpjekje për të gjetur kutinë e zezë të aeroplanit të zhdukur malajzian.

Dy anijet që kanë pajisje për gjetjen e regjistruesit të fluturimit do të kërkojnë një zonë 240 kilometërshe nënujore, në jug të Oqeanit Indian.

Edhe 14 aeroplanë dhe anije të tjera do të kërkojnë sot për aeroplanin MH370, i cili është zhdukur më 8 mars, më 239 pasagjerë në bord.

Ndërkohë Kryeministri malajzian deklaroi dje se Malajzia nuk do të heqë dorë nga kërkimi i avionit te humbur të humbur MH370.

Najib Razak ka mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun australian, Tony Abbott, ku vlerësoi përpjekjet e kërkimit, duke thënë se bashkëpunimi për këtë “tragjedi të madhe ” na dha zemër të gjithëve.

Autoritetet e Malajzisë janë kritikuar ashpër për menaxhim jo të mirë të kërkimeve, kritika këto të ardhura veçanërisht nga të afërmit e 153 pasagjerëve kinezë që ndodheshin në bord.

Avioni i Malaysia Airlines humbi kontaktet me 8 mars gjatë udhëtimit nga Kuala Lumpur drejt Pekinit me 239 persona në bord. Në fokusin e kërkimit është një sipërfaqe prej 221,000 km katrore në perëndim të Perth. Por deri tani asnje provë, apo mbetje e avionit nuk është gjetur. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit