Transmetuar më 04-04-2014, 21:51

Tiranë, 4 prill  2014, NOA.al- INUK zhvilloi sot aksionin për shembjen  e ndërtimeve të paligjshme në bregdetin e Talës në Lezhë. Qëllimi i aksionit ishte lirimi i hapësirave të bllokuara, të kësaj zone të frekuentuar nga  pushuesit,  në prag të sezonit të ri turistik.

Konkretisht, sot u shembën 22 objekte të identifikuara si të paligjshme dhe u hoqën 12 platforma betoni, mbi të cilat do të ngriheshin ndërtime pa leje.

Paralelisht me këtë aksion të rëndësishëm, INUK vijoi po sot punën, për prishjen e objekteve pa leje edhe në aksin Memaliaj-Tepelenë, ku u shembën 5 ndërtime të tilla.

Aksioni i INUK do të shtrihet në ditët  në vijim edhe në zona të tjera të vendit. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit