
Një grua e re në Las Vegas të SHBA-ve ka gjetur një vend “special” për të fshehur orën “Rolex” që i vodhi një klienti. E ka futur drejt e në … vaginën e saj.
Ngjarja ka për protagoniste Christina Lafave, këtë 25 vjeçare që shikoni në foto, punonjëse e masazheve në SPA e një hoteli-kazino në Las Vegas, Wynn Las Vegas’ B Bar.
Mediat lokale raportuan se Christina i vodhi klientit 66 vjeçar Kenneth Herold që e thirri për të bërë masazh, orën e tij luksoze “Rolex” me vlerë rreth 35 mijë USD.
Që ora të mos gjendej gjëkund dhe ajo mos akuzohej se e kish vjedhur, e futi në vaginë.
Klienti i shqetësuar se i kishte humbur ora nisi ta kërkonte dhe kur dështoi ta gjejë e vuri gishtin tek masazhistja. Ajo e mohoi dhe i tha se nuk i kishte vjedhur asgjë. Për më tepër akuzoi klientin se i kishte kërkuar marrëdhënie seksuale, madje pa prezervativ.
Në kushtet kur në dhomë nuk kishte pasur njeri tjetër, 66 vjeçari këmbënguli se ora ishte vjedhur vetëm prej saj.
Forcat e sigurisë erdhën dhe nisën kontroll të imtësishëm. Në këtë pikë, masazhistja është dorëzuar dhe ka treguar se ku e kishte fshehur orën. Ajo është dërguar në spital ku i është bërë nxjerrja e orës nga vagina, pa pasoja për shëndetin e saj.
Avokati i Christina, Chris Rasmussen, tha se do të padiste klientin e saj dhe hotelin për tronditje psikike të 25 vjeçares që u detyrua t’i nënshtrohej ndërhyrjes vaginale në spital për t’i nxjerrë orën e vjedhur. /a.b/noa.al/
Në video shikoni edhe skemën e vjedhjes së publikuar nga mediat amerikane
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





