
Greqi, 4 prill 2014, NOA.al- Ministri i Energjisё dhe Industrisё sё Shqipёrisё Damian Gjiknuri zhvilloi njё vizitё zyrtare nё Greqi ku u takua me Ministrin e Mjedisit, Energjisё dhe Ndryshimeve Klimaterike Yannis Maniatis.
Nё bashkёbisedimin mes tyre, tё dy ministrat u ndalёn nё çёshtje tё bashkёpunimit mes dy vendeve nё fushёn e energjisё.
Projekti i gazsjellёsit Trans Adriatik (TAP), mori një vëmendje të veçantë nga të dy ministrat.
Ministri Gjiknuri e konsideroi projektin e gazsjellësit me rёndёsi thelbёsore edhe nё kuadёr tё forcimit tё marrëdhёnieve mes dy vendeve. Ndёrkaq, Ministri Maniatis insistoi se ky ёshtё njё moment shumё i mirё qё Shqipёria dhe Greqia duhet ta shfrytёzojnё pёr tё koordinuar veprimet dhe rritur shkallёn e bashkёpunimit nё fushёn e gazit dhe tё energjisё.
Z.Gjiknuri njohu Ministrin grek me fazёn nё tё cilёn ndodhet projekti TAP nё Shqipёri dhe pёrpjekjet e qeverisё pёr tё rritur nivelin e pёrfitimeve lokale nga ky investim mjaft i rёndёisishёm. Ministri Gjiknuri tha se tanimё ka nisur puna edhe pёr tё mundёsuar hartimin e njё masterplani pёr gazifikimin e vendit.
Ndёrkaq, Ministri Gjiknuri vlerёsoi se ёshtё me shumё rёndёsi aktivizimi i komitetit pёr ujёrat ndёrkufitare ndёrsa insistoi se çdo diskutim duhet t’i shёrbejё rritjes sё transparencёs pёrmes shkёmbimit tё informacionit.
Mes ministrave u diskutua edhe pёr shkёmbimin e informacioneve dhe bashkёpunimin rreth kёrkimeve nё fushёn hidrokarbure nё hapёsirёn e detit Jon.
Ministri Maniatis deklaroi se e mbёshtet aktivizimin e komitetit dhe se gjithçka duhet tё shkojё nё drejtim tё rritjes sё transparencёs pёr çdo problematikё qё ndeshet.
Ministrat Gjiknuri dhe Maniatis ranё dakord gjithashtu pёr ngritjen e grupeve tё pёrbashkёta nё nivel teknik pёr tё diskutuar mbi mёnyrat se si mund tё shtohen format e bashkёpunimit mes Shqipёrisё dhe Greqisё nё fushёn e energjisё nё tёrёsi, energjive tё rinovueshme dhe sektorin e gazit.
Ministrat nёnvizuan se krijimi i kёtyre grupeve ekspertёsh do tё ketё njё efekt pozitiv duke dhёnё mundёsinё e shkёmbimit tё njohurive dhe eksperiencave mes dy vendeve.
Gjatё qёndrimit nё Athinё, Ministri Gjiknuri pati njё takim tё veçantё edhe me Sekretarin e Pёrgjithshёm pёr Marrёdhёniet Ekonomike nё Ministrinё e Punёve tё Jashtme tё Greqisё Z. Panagiotis G.Mihalos.
Nё kёtё takim u vlerёsua se projekti i gazsjellёsit TAP duhet tё shihet si njё mundёsi pёr tё krijuar forma bashkёpunimi nё fushёn e energjisё.
Ministri Gjiknuri u ndal nё kёtё takim tek reformat qё po ndёrmerr qeveria e Shqipёrisё pёr tё rritur interesin e investitorёve tё huaj nё vend. Z.Gjiknuri deklaroi se vihet re njё rritje e interesit tё kompanive tё huaja pёr tё shqyrtuar mundёsi investimi.
Ndёrkaq, Ministri Gjiknuri garantoi z. Mihalos se po ndёrmerren gjithashtu reformat e duhura pёr tё avancuar nё drejtim tё procesit tё integrimit evropian tё Shqipёrisё. Nё kёtё pikё, Z.Gjiknuri vlerёsoi mbështetjen e Greqisë duke nёnvizuar se Shqipёria meriton njё vendimmarrje pozitive nё qershor pёr statusin kandidat. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





