Transmetuar më 04-04-2014, 17:28

Kosovë, 4 prill  2014, NOA.al- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në mesin e të arriturave gjatë qeverisjes së tij në 100 ditë, ka përmendur transparencën në punësim dhe buxhetin e komunës.

Ai tha se në komunë është instaluar rendi dhe ligji. Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti tha se deri tani janë zhvilluar mijëra takime me qytetarë dhe se asnjë kërkesë e tyre nuk ka hasur në vesh të shurdhër. Ahmeti, ka vlerësuar se në fushatën e tij, ai i ka dhënë 12 zotime, dhe se sipas tij, në të gjitha është filluar të punohet. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit