Transmetuar më 04-04-2014, 16:43










Pedagogu John Hyaat 53 vjeç, ka deklaruar se ka arritur të fotografojë zanat e përrallave, përgjatë fshatrave të Britanisë.
John thotë se katalogu i tij me foto të ndryshme që janë realizuar gjatë dy viteve të fundit, provojnë ekzistencën e zanave, të cilat jo pak herë i kemi dëgjuar si personazhe përrallash.
Pedagogu Hyatt, është drejtor i Institutit kërkimor të Arteve në Universitetin e Manchester-it.
Ai thotë se fotot e tij janë të vërteta dhe se nuk ka asnjë manipulim në to. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





