Transmetuar më 04-04-2014, 16:12

Ajo ka qenë sekretarja personale dhe njeriu më i besuar i Nelson Mandelës gjatë viteve kur ai ishte President i Afrikës së Jugut (1994-99).

Gjatë atyre viteve, ajo e ka shoqëruar çdo ditë, kudo, edhe në çdo vend të botës. Zelda la Grange, sot 43 vjeç, ka lajmëruar se në muajin qershor do të dalë në qarkullim libri i saj i kujtimeve i titulluar "Good Morning, Mister Mandela".

Botuesi i librit premton se ky libër do ti ndryshojë jetën kujtdo që do e lexojë. Nuk na mbetet veçse të presim librin dhe të kuptojmë diçka më shumë prej tij. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit