



Lajme të këqija për gjithë ata persona që kanë zgjedhur të bëhen vegjetarianë. Sipas një studimi austriak, rezultatet e të cilit u publikuan në revistën “Plos One”, thuhet se personat vegjetarianë janë më të rrezikuar nga alergjitë, problemet mendore dhe kanceri, në raport me ata persona që konsumojnë mish dhe ndjekin një dietë të ekuilibruar ushqimore.
Studiuesit e Universitetit të Graz, analizuan të dhënat e Austrian Health Intervieë Survey, një sondazh periodik lidhur me gjendjen shëndetësore të popullsisë, duke zbuluar se gjithë ata persona që ndiqnin një regjim ushqimor vegjetarian, rezultonin me peshë trupore më të ulët, më pak të prirur ndaj duhanit dhe alkoolit, por në të njëjtën kohë vuanin më shumë nga ankthi dhe depresioni, si dhe rrezikonin 50% më shumë për tu prekur nga alergjitë, infarkti apo kanceri.
Po nga ana e studiuesve thuhet se një bazë ushqimesh që përmbajnë yndyrë shtazore, janë si një lloj vaksine për organizmin./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





