Transmetuar më 04-04-2014, 14:40

Ai është një artist i njohur ndërkombëtarisht i cili së fundmi ka mbështetur të shoqen në turnetë e koncerteve të mbajtura në mbarë botën.

Jay Z është fotografuar bashkë me të shoqen Beyonce dhe vajzën e tyre Blue Ivy, në New York, ku për herë të parë e vogla e tyre është fotografuar qartësisht.

Ai mbante të bijën në krah, ndërsa Beyonce u pa me një stil disi ndryshe duke iu rikthyer flokëve kaçurrela.

Të kuruar në çdo detaj në veshjen e tyre, që të tre, ata dukeshin të buzëqeshur. Kujtojmë se së fundmi Beyonce ka përmbyllur turin e koncerteve të saj, duke pasur pak më shumë kohë për të dalë me familjen, si një formë për të rifituar kohën e humbur dhe kjo gjë është parë edhe rrugëve të New York./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit