Transmetuar më 04-04-2014, 14:06

Uashington, 4 prill 2014, NOA.al- Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është pritur në takim nga zv/Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, James M. Cole.

Gjatë takimit ministri Naço i ka kërkuar  zv. Prokurorit Cole vazhdimësinë e mbështetjes përmes programeve të ndihmës në fushën e drejtësisë, nëpërmjet OPDAT, ICITAP dhe USAID, ndërsa ka shprehur mirënjohjen për kontributin e këtyre programeve në drejtim të thellimit të proceseve reformuese.

Ministri ka informuar Cole lidhur me rëndësinë që do të kishte prezenca e FBI-së për trajnime dhe veprime operacionale të përbashkëta.

“Jemi të vendosur për të luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet dhe me çdo mjet. Paketa “Antikorrupsion” do të na ndihmojë për ta dekurajuar këtë fenomen”, u shpreh Naço.

Nga ana e tij Cole ka përshëndetur reformat ligjore antikorrupsion dhe e ka inkurajuar ministrin Naço për t’i vijuar ndryshimet e nevojshme në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurave Penale.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, duke sjellë si model Njësitë e Përbashkëta Hetimore.

Gjithashtu gjatë takimit, bashkëbiseduesit janë ndalur edhe në rëndësinë e rishikimit dhe të plotësimit të marrëveshjeve lidhur me ekstradimet dhe transferimet./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit