Transmetuar më 04-04-2014, 12:15

Tiranë, 4 mars 2014, NOA.al- Miratimi në Kuvend i marrëveshjes së huasë mes Qeverisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, ka sjellë reagimin e Konfindustria.

Nëpërmjet administratorit të përgjithshëm të Konfindustria, Gjergj Buxhuku, jepet mbështetja në parim për këtë miratim në Kuvend, ndërsa i kërkohet vendimmarrjes politike dhe ekzekutivit shqiptar që të jenë të kujdesshëm në vlerësimin e masave të parashikuara në paketën fiskale shoqëruese.

Konfindustria këshillon se është e domosdoshme, që jo vetëm të gjithë skenarët e politikave fiskale për të cilat është dakordësuar parimisht me FMN, duhet të bëhen publike në kohë, por edhe duhen konsultuar me qëllim suksesin e manovrës financiare dhe sigurimin e rritjes ekonomike të qëndrueshme.

Në këtë linjë Konfindustria vlerëson, se është e nevojshme, që sa më shpejtë, të kryhet nga ekzekutivi vlerësimi i pasojave në ekonominë reale të zbatimit të masave të pjesës së parë të paketës fiskale të kushtëzuara nga marrëveshja me FMN, që ka hyrë në fuqi në vitin 2014./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit