
Tiranë, 4 prill 2014, NOA.al-(Përditësuar) Mbërrin në Prokurorinë e Përgjithshme kërkesa nga shteti italian për ekstradimin e Arben Isufajt i njohur si “Ben Qimja”.
Shteti italian e akuzon shtetasin shqiptarë Arben Isufaj për trafik ndërkombëtar droge.
Gjykata e Apelit i kthen lirinë biznesmenit Isufaj, i njohur si “Ben Qimja”
Gjykata e Apelit ka ndyshuar masën e sigurisë ndaj biznesmenit Arben Isufaj, i njohur ndryshe si “Ben Qimja”
Nga vendimi i dhënë nga Gjykata e Tiranës për arrest me burg pa afat, Gjykata e Apelit ka vendosur masën e arrestit me 30 burg, çka sipas përllogaritjeve atij i kthehet liria më 9 prill.
Ndërkohë gjatë kësaj kohe pritet që autoritetet italiane të bëjnë kërkesën për ekstradimin e tij.
45 vjeçari nga Fieri u arrestua si i kërkuar nga drejtësia italiane, pasi Gjykata e Torinos në vitin 2010, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale të pjesëmarrjes në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.
“Ben Qimja” është arrestuar edhe më parë nga autoritetet shqiptare në vitin 2009 si i akuzuar në një vrasje por çështja ndaj tij u pushua për mungesë provash dhe ai u la i lirë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





