Transmetuar më 04-04-2014, 11:10

Tiranë, 4 prill 2014, NOA.al- Autori i një vjedhje me dhunë të ndodhur në një pikë karburanti në komunën Ibë të Tiranës, kë përfunduar në prangat e policisë në sajë të bashkëpunimit të uniformave blu të kryeqytetit me ata të Laçit.

I ndaluari është 24 vjeçari Tofik Lika, nga fshati Bruç i Burrelit, i cili dyshohet se ka dhunuar punonjësin e karburantit duke marrë prej atje një shumë të konsiderueshme parash.

Arrestimi i tij erdhi pasi Prokuroria e Tiranës kishte lëshuar urdhrin e ndalimit, për vjedhje me dhunë të kryer në bashkëpunim./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit