
Tiranë, 4 prill 2014, NOA.al- Gjatë prezantimit të raportit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Kryeministri Edi Rama, tha se është një raport i shkëlqyer për gjithë ata që duan të kuptojnë tranzicionin dhe sfidat e vendeve që kanë kaluar apo po kalojnë nëpërmjet tranzisionit.
Në vijim ai theksoi se sfidat e tranzicionit janë të shumta dhe duhet reflektim për to.
“Duhet ti jepet fund tranzicionit në kulturën tonë të komunikimit, të vendimmarrjes dhe të qeverisjes, duke folur qartë dhe duke ndërvepruar. Njëri nga problemet më kryesore në periudhën e tranzicionit në Shqipëri është mungesa e ndërveprimit ndërmjet sektorëve të jetës që vazhdon ende. Rol kyç është ai shtetit në ekonomi dhe me sektorin privat dhe në lidhje me funksionimin e brendshëm të vetë shtetit si një tërësi institucionesh dhe më tej në ndërveprimin mes tyre”, u shpreh Rama.
Sipas tij ngecja në tranzicion që është edhe titulli i raportit të BERZH, është një realitet që të gjithë e ndjejnë, por që prek edhe ata që nuk janë në tranzicion dhe që kanë të bëjnë me vendet në tranzicion.
Po ashtu Kryeministri tha se qeveria i ka të qarta synimet që duhet të arrihen, ndaj theksoi se duhet ti jepet fund tranzicionit që vazhdon. Rama tha se ka vetëm një rrugë për ti dhënë përgjigje pa humbur kohë problematikës dhe tranzicionit, duke shtuar se kjo rrugë është nëpërmjet modernizimit të gjithë sistemit./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





