Transmetuar më 04-04-2014, 10:27

Vlorë, 4 prill 2014, NOA.al- Një operacion i policisë së Vlorës, bëri të mundur asgjësimin e rreth 2000 rrënjëve kanabis sativa.

Nga ana e uniformave blu është bërë e mundur gjetja dhe asgjësimi i 120 rrënjëve bimë narkotike të llojit kanabis sativa, të kultivuara në afërsi të vendit të quajtur Hidrovori në mes të pyllit, si dhe rreth 180 fidanë të vendosur në kubikë me gjatësi 5 cm.

Ndërsa gjatë kontrollit të bërë përgjatë lumit Vjosë në zonën e komunës Vllahinë u gjetën të kultivuara 850 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa si dhe 1100 kubikë të dyshuara si bimë narkotike kanabis sativa, dhe po punohet për zbulimin e autorit.

Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit