Transmetuar më 04-04-2014, 09:59

Në Fairhaven, në bregun jugqendror të Australisë, 120 kilometër larg Melbourne, arkitektët e studios F2 Architecture, kanë restauruar një vilë e cila ndodhet buzë oqeanit e ndërtuar në vitet ‘70-të, nga arkitekti Frank Dixon.

Struktura qëndron “pezull” mbi një kodër, por kushdo që e shikon përball i krijohet ideja se kjo shtëpi qëndron pezull mbi det, në sajë të pamjes unike që ofrohet.

Kjo vilë e cila është ndër më të preferuarat për pushime të paharrueshme, ka një qera javore prej 2660 dollarë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit