Transmetuar më 04-04-2014, 09:45

Gruaja e cila vrau me goditje thike tre vajzat e saj, i ka goditur me së paku me 30 goditje thike, secilën prej tyre.

Janë këto rezultatet e ekspertizës në trupat e tre vajzave të vrara në Lecco të Italisë, nga nëna e tyre Edlira Dobrushi 37 vjeç, gjatë natës së 8 marsit.

Rezultoi se në trupat e tre vogëlusheve të ndjera kishte mbi 90 plagë të shkaktuara me thikë.

Gruaja e cila ishte ndarë nga i shoqi e argumentoi krimin me fjalët, “Isha e dëshpëruar, nuk doja që të jetonin në dëshpërim”.

Edlira Dobrushi akuzohet për vrasje të trefishtë, ndaj vajzave të saj Simona, Kejsi dhe Sidni, me moshë 13, 10 dhe 4 vjeç, të cilat u masakruan në gjumë. Në momentin e krimit babai i viktimave Bashkim Dobrushi ndodhej në Shqipëri./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit