


Ekskluzive/ Drejtori: Mësuesi i vuri flakën vetes dhe thirri: I ziu unë ç’bëra / Nga Klodiana Kotorri NOA.al
Gjirokastër, 4 prill 2014, NOA.al- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e një shkolle në Gjirokastër, ku protagonist i saj ka qenë një mësues.
60 vjeçari Laze Harshova me profesion mësues pranë Shkollës Industriale në Gjirokastër, në orët e para të mëngjesit kur priste të niste edhe mësimi, është lyer me benzinë në ambientet e brendshme të shkollës dhe i ka vënë zjarrin vetes.
Mësohet se kanë qenë mësuesit e tjerë ata që kanë ndërhyrë duke shuar flakët e zjarrit, ndërsa 60 vjeçari Harshova u dërgua në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të djegieve të shumta.
Sipas njërit prej mësuesve, arsyeja e debatit me drejtorin ishte reduktimi i vazhdueshëm i nxënësve në degën hidroteknike. Ai ka akuzuar se drejtoria ka orientuar regjistrimet e reja për këtë vit në degë të tjera, duke rrezikuar mbylljen e kësaj dege dhe për pasojë, mesa duket dhe rrezikimin e vendit të punës për ta.
Në shkollën profesionale industriale në Gjirokastër, studiojnë aktualisht 177 nxënës. Vitet e para kanë patur numër kritik nxënësish dhe dega e hidroteknike është celur vetëm me 8 nxënës, për këtë vit mësimor./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





