
Kosovë, 3 prill 2014, NOA.al- Aktori i njohur Çun Lajçi i është bashkuar kritikave për zgjedhjen e Valdet Avdiut në krye të Teatrit Kombëtar të Kosovës. E për këtë, ai i është drejtuar direkt kryeministrit Hashim Thaçi.
“Z. Kryeministër. Kur para dy javësh ju thash se Teatri asht shtëpi e panjohur për juve paska qenë shumë mendim i drejt, sepse ta emërosh drejtor gjeneral në Teatrin Kombëtar një njeri që në jetën e tij s’është marrë me kulturë dhe as që din për kulturën teatrore kosovare dhe aq ma shumë që thonë se zotëria e tij ka qenë polic i ShIK-ut, atëherë juve ose nuk ju intereson bota teatrore ose këshilltarët tuaj janë debilë dhe lëpirës të verbuar”, ka shkruar Lajçi, në profilin e tij në “Facebook”.
Madje, Lajçi ka thënë se po shkruan në emër të dhjetëra aktorëve.
“Më besoni se tani këtë reagim e bëj me kërkesën e dhjetëra aktorëve e aktoreve, të cilët janë shokuar me vendimin e bordit dhe ministrit tuaj. Unë fatbardhësisht jam aktor i lirë, po aq sa është veriu i Kosovës i lirë!”. e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





