Transmetuar më 03-04-2014, 20:39

Kosovë, 3 prill 2014, NOA.al-  Me 73 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pa votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila më parë kishte lëshuar sallën për shkak se nuk ishin miratuar amendamentet e saj që do të njihnin edhe Ministrin e Mbrojtjes së Qeverisë në ekzil, Kuvendi ka miratuar Ligjin për Veteranët në seancën e së enjtes. e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit