Transmetuar më 03-04-2014, 19:02

Turqi, 3 prill 2014, NOA.al- Autoritetet turke kanë hequr kufizimin për rrjetin social “Twitter”, menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ta konsideruar planin e Erdogan, për bllokimin e këtij rrjeti, shkelje të lirisë së shprehjes.
Në këtë mënyrë, qytetarët turq do të kenë akses në këtë rrjet social brenda ditës së sotme edhe pse kryeministri Erdogan ishte zotuar se do ta largonte atë nga vendi i tij, pasi përdoruesit kishin përhapur akuza kundër tij për korrupsion.
Aksesi në rrjetin social “Twitter” u bllokua në Turqi gjatë fushatës për zgjedhjet lokale në të cilat partia e Erdogan doli fituese. e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





