
















Këto foto prekëse tregojnë momentet kur prindërit duhet të braktisin fëmijët e tyre për t’i lënë nën kujdesin e atyre vendeve që në Kinë njihen si “strehat e fëmijëve”.
Imazhet janë shkrepur në një qendër në provincën Guangzhou, një prej 25 strehave të tilla në Kinë.
Të braktisësh fëmijët është e paligjshme në Kinë, por këto qendra kanë nisur të ndërtohen në mënyrë që prindërit që vendosin të braktisin fëmijët e tyre, ti lënë ata në një vend të sigurt dhe jo në mes të rrugës, siç ka ndodhur zakonisht.
Megjithatë, sipas kritikëve këto streha nuk bëjnë gjë tjetër veçse inkurajojnë një veprim kaq ekstrem.
Kjo qendër është hapur në janar, por u mbyll pas dy muajsh pasi u mbush me shpejtësi me 262 fëmijë të braktisur. e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





