Transmetuar më 03-04-2014, 17:48

Lushnjë, 3 prill 2014, NOA.al- Një ngjarje e rëndë është shënuar para pak minutash në fshatin Zhamë, në Lushnjë.
Një 15 vjeçar me iniciale E.S është goditur me sëpatë nga kushëriri i tij.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe bën të ditur se 15 vjeçari është goditur nga djali i xhaxhit, i cili është shpallur në kërkim.
Menjëherë është bërë transportimi i 15-vjeçarin për në spitalin e Traumës në Tiranë, për t’iu dhënë ndihma e parë.
Pas hetimeve paraprake të bëra nga policia mësohet se konflikti ka ndodhur për shkaqe pronësie. e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





