
Fier, 3 prill 2014, NOA.al- Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Solar” organizuar nga Policia e Fierit në bashkëpunim me Sektorin për Krimin Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Fier.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur sekuestrimi i një sasie rreth 6000 litra lëndë djegëse solar, 2 automjeteve tip furgona të përshtatura si bote me depozita 3000 litërshe si dhe arrestimi i 2 shtetasve.
Policia informon se u arrestua në flagrancë shtetasit Ismail Grëmi, 48 vjeç, banues në Fier, drejtues i furgonit tip benz me targa FR 7593 D, për veprën penale “Vjedhje”.
Ky shtetas u kap në flagrancë në lagjen Bishanakë, me mjetin e tij tip furgon brenda se cilit ishte instaluar një depozitë 3000 litërshe e mbushur me lëndë djegëse solar e dyshuar e vjedhur në zonën naftëmbajtëse Marinzë.
Gjithashtu, policia informon se u arrestuan në flagrancë edhe shtetasi Ledion Hatia, 27 vjeç, banues në Vidhishtë Fier, roje private e Sh.R.S., F. Isufaj.
Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën e kryer në bashkëpunim”, pasi në vendin e quajtur Belinë Fier në afërsi të pusit L-26, është kapur dhe sekuestruar furgoni me targa FR 3746 C, brenda se cilit ishte instaluar një depozitë 3000 litërshe e mbushur me lëndë djegëse solar e dyshuar e vjedhur ne zonën naftëmbajtëse Marinzë, në depozitat e kompanisë Bankers Petroleum.
Policia po vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë bashkëpunëtor në këtë vjedhje. e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





