Transmetuar më 03-04-2014, 16:26








Aktori Orlando Bloom është bërë me një yll që mban emrin e tij në bulevardin Walk of Fame në Hollivud.
Aktori 37-vjeçar ka qenë i shoqëruar nga djali i tij 3-vjeçar Flynn. Gjatë fjalës së tij, Orlando është shprehur se për të Hollivudi ka qenë një ëndërr.
Duke folur për karrierën dhe jetën e tij, Bloom është shprehur se ka bërë një jetë nomade dhe që e ka shijuar vërtetë, por tani që ka një djalë e ka marrë jetën më seriozisht.
“Dua të jem i pranishëm në jetën e tim biri dhe të influencoj me sa kam mundësi në edukimin dhe rritjen e tij”, është shprehur aktori. Noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





