



Mbani kapele dhe syze, bëni dushe të shpeshta dhe me shumë shampo. Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vjen një listë me 10 këshilla dhe rregulla praktike për të shpëtuar nga alergjitë në stinën e pranverës.
-Mbani syze dielli me përmasa të mëdha për të bllokuar depërtimin e poreve në sy.
-Mbani kapele të mëdha.
-Gjatë ditëve kur prania e poleneve është e lartë, duhet evituar tharja e rrobave dhe veshjeve në natyrë.
-Praktikoni aktivitetin fizik në ambiente të mbyllura.
-Bëni testin e alergjisë.
-Në rast se nisni të keni simptomat e para, nisni të merrni trajtim me pika në hundë dhe në sy për të parandaluar acarimin e situatës.
-Nëse manifestohet alergji, flisni direkt me mjekun.
-Bëni dushe të shpeshta me shumë shampo dhe shpëlajini mirë flokët që të mos ketë mbetje.
-Në shtëpi dhe në makinë mbajini dritaret e mbyllura dhe procesin e ajrimit bëjeni duke përdorur filtra, siç janë sitat dhe rrjetat e dritareve.
-Gjithë të pasionuarit pas kopshtit dhe bimësisë, duhet të evitojnë në maksimum këtë periudhë natyrën si dhe këshillohet të mbjellin bimë anti-alergjike, si begonja, palma, bredh dhe pisha.
Këto këshilla vijnë nga specialistët e shkollës së Mjekësisë në Universitetin e New York./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





