Transmetuar më 03-04-2014, 13:19

Mallakastër, 3 prill 2014, NOA.al- Kufoma e një mashkulli është gjetur në Mallakastër nga banorë të zonës.

Trupi i pajetë është gjetur në vendin e njohur si Ura e Poçemit, duke bërë që të njoftohen menjëherë uniformat blu.

Mësohet se trupi i pajetë është nxjerrë nga lumi, ndërsa mendohet se i përket një burri, i identifikuar si Roland Maç 43 vjeç nga Vlora.

Nga ana e policisë vijojnë hetimet për të zbuluar rrethanat e vdekjes, pasi 40 vjeçari mendohet të jetë vrarë sepse trupi i tij ka qenë i mbështjellë me një rrjetë teli dhe i ishin varur pesha në në mënyrë që të rëndohej dhe të fundosej në lumë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit