


Kamila Musabekova, një grua nga Kazakistani me moshë 69 vjeçare, ishte duke ecur teksa dëgjoi një të qarë fëmije.
Fillimisht mendoi se bëhej fjalë për një qen, por kur u afrua zbuloi një foshnjë të gjakosur, të braktisur në një kuti.
Gruaja e çoi menjëherë fëmijën në spital, ku falë ndihmës së dhënë foshnja i seksit mashkull arriti që të shpëtojë. I kishin mbetur vetëm pak orë jetë dhe ndërhyrja e zonjës nga Kazakistani ishte thelbësore që foshnja të mbijetonte.
Më tej Kamila Musabekova, nisi apelet për të gjeture nënën e fëmijës, por askush nuk u bë i gjallë. Gruaja e quajti foshnjën Chingiz duke kërkuar që ta adoptojë vetë, por për shkak të moshës së saj, një kërkesë e tillë nuk u miratua.
Mirëpo gruaja nuk u dorëzua dhe për këtë arsye i kërkoi djalit dhe nuses së saj që ta adoptonin, çka çoi në aprovimin e tyre dhe këta të fundit e morën fëmijën në shtëpi./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





