Transmetuar më 03-04-2014, 12:52

Tiranë, 3 prill 2014, NOA.al- Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni priti në një takim ambasadorin italian në vendin tonë, Massimo Gaiani, me të cilin diskutuan mbi mundësitë për bashkëpunim përmes zbatimit të projekteve konkrete në fushat e turizmit dhe zhvillimit urban.

Ministrja Gjermeni vlerësoi kontributin e ambasadës dhënë Ministrisë, përmes pranisë së ekspertes së çështjeve ndërkombëtare, Barbara di Piazza e cila po asiston ministrinë për një periudhe 6 mujore.

Fokusi kryesor i punës së ekspertes është rritja e kapaciteteve institucionale dhe njerëzore dhe përfshirja në rrjete apo nisma evropiane dhe rajonale.

Ekspertja ka nisur punë pranë Ministrisë në muajin shkurt të këtij viti, duke përfunduar fazën e parë me dorëzimin e një dokumenti Udhëzues Pune, i cili shërben si një “një manual pune”, i vlefshëm për institucionet që punojnë me instrumentet evropiane.

Ambasadori Gaiani shprehu angazhimin e tij për bashkëpunimin me Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit e cila ka në fushën e saj të përgjegjësisë dy prioritete kryesore, zhvillimin urban dhe turizmin./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit