














13 ditë në barkun e një ariu i paketuar, është kjo nisma e një artisti francez, Abraham Poincheval.
Më 1 prill ai nisi performancën e tij e cila mund të ndiqet online, ndërsa është i vendosur në Musée de la Chasse et de la Nature në Paris, ku do të qëndrojë për 13 ditë në barkun e ariut, pa pasur asnjë lidhje me botën e jashtme.
Ai nuk ka as celular dhe asnjë pajisje tjetër, dhe personat e vetëm me të cilët mund të bisedojë janë vizitorët e muzeut, të cilët mund ta shikojnë përmes një vrime të vogël.
Para “Dans la peau de l’ours”, është ky emri i projektit të tij, Poincheval ka qenë edhe më herët protagonist i ngjarjeve të tjera të rralla./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





