Transmetuar më 03-04-2014, 10:08

Sarandë, 3 prill 2014, NOA.al- Shefi kundër trafiqeve narkotike të Sarandës ka rënë pre e një sulmi me armë.

Siç raporton Noa.al, ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shëndëlli pak para mesnatës së kaluar, ku disa persona kanë qëlluar me plumba mbi shefin e antidrogës Orges Mezini, por fatmirësisht pa shkaktuar të dëmtuar.

Lidhur me këtë ngjarje nga ana e policisë është identifikuar njëri nga autorët dhe konkretisht Taulant Xhini, i cili është shpallur në kërkim për tentativë vrasje, ndërsa dyshohet se në sulmin ndaj tij janë përfshirë edhe tre persona të tjerë, ende të paidentifikuar.

Në operacionin për kapjen e personave të përfshirë janë përfshirë efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe të repartit RENEA, ndërsa deri më tani është bërë kontroll në afro 90 banesa, ndërsa janë shoqëruar rreth 30 persona.

Ndërkohë gjatë kontrolleve është gjetur edhe një automatik, i cili dyshohet të jetë i Taulant Xhinit, ndërsa i sipërpërmendurit njihet si një person me aktivitet të lartë kriminal.

Sakaq bëhet e ditur se në momentin e ngjarjes, shefi i antidrogës ka qenë i shoqëruar edhe nga katër efektiv të policisë, në kuadër të një operacioni për kapjen e një personi të shpallur në kërkim./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit