Transmetuar më 03-04-2014, 09:39

Tiranë, 3 prill 2014, NOA.al- Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 21 vjeçar nga Shkodra, i akuzuar për tentativë vrasje.

I ndaluari siç raporton Noa.al, është Albi Djepaxhia, i cili në afërsi të fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë, pas një konflikti të çastit ka tentuar të vrasë me thikë 19 vjeçarin Rixhers.M., i cili aktualisht ndodhet i shtruar në spitalin ushtarak në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se gjatë këtij konflikti mes të rinjve ka qenë i përfshirë edhe 21 vjeçari Gerald.M, i cili ka dëmtuar lehtë me sende të forta 19 vjeçarin Aderklajd.M.

Lidhur me këtë ngjarje materialet në ngarkim të 21 vjeçarit Djepaxhia i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Vrasja me dashje në bashkëpunim”, ndërsa  Gerald.M., do të procedohet në gjendje të lirë për veprën penale të “Plagosja e lehtë me dashje”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit