Transmetuar më 03-04-2014, 08:42





Duhet të ishte një thesar i ri për tu shtuar në koleksionin e makinave të vjetra, por makina që shikoni në fotografi M20 FSO Warszawa, doli më e çmuar se aq dhe duhet ruajtur me më shumë xhelozi.
Makina në fjalë, i përkiste nga viti 1958 deri në vitin 1997 kardinalit polak të asaj kohe, Karol Vojtila, i cili u bë më tej Papa Gjon Pali i II-të.
Marek Schramm, pronari aktual i makinës, e zbuloi këtë fakt duke analizuar dokumentet e saj teksa kontrollonte matrikulimin në Ilmenau të Gjermanisë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





