Transmetuar më 02-04-2014, 21:44

Ukrainë, 2 prill 2014, NOA.al- Presidenti i shkarkuar i Ukrainës, Viktor Yanukovych ka thënë se aneksimi i Krimesë nga Rusia është një “tragjedi”.
Ai beson se Krimea do të jetë sërish pjesë e Ukrainës. Në një intervistë për Associated Press, Yanukovych ka thënë se ai nuk ka dhënë urdhër që të qëllohen protestuesit në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Yanukovych u largua nga Kievi pas protestave në të cilat mbetën të vdekur më shumë se 100 njerëz. Noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





