
Turqi, 2 prill 2014, NOA.al- Gjykata më e lartë në Turqi, ka bërë me dije se vendimi i qeverisë për të ndaluar përdorimin e rrjetit social Twitter, cenon lirinë e shprehjes dhe të drejtat individuale.
Në vendimin e sotëm, gjykata ka kërkuar që të shfuqizohet ky vendim.
Qeveria e ka bllokuar qasjen në Twitter gjatë muajit të kaluar, vetëm disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale.
Twitter ishte bllokuar pasi nga shumë përdorues në Turqi, ky rrjet ishte përdorur për të shpërndarë video ku si pjesë e skandaleve korruptive, ishte edhe kryeministri Recep Tayyp Erdogan dhe bashkëpunëtorët e tij.
Qeveria ka bllokuar edhe përdorimin e YouTube, pas shpërndarjes së një audio nga takimi i fshehtë që kishte qeveria për çështje të sigurisë.
Mbyllja e këtyre dy faqeve në Turqi është kritikuar nga grupet e të drejtave ndërkombëtare dhe aleatët perëndimorë. noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





