Transmetuar më 02-04-2014, 18:05

Tiranë, 2 prill  2014, NOA.al- Avokati i Popullit, Igli Totozani priti sot në një takim, Drejtorin për Evropën Juglindore në Departamentin Amerikan të Shtetit, z. Jonathan Moore.

Gjatë takimit me z. Moore, Avokati i Popullit, z.Totozani vuri në duke situatën e të drejtave të njeriut në vend, si dhe në veçanti të grupeve në nevojë.

Nga ana e tij, z. Moore, duke mbështetur dhe vlerësuar punën e bërë, vlerësoi rolin e rëndësishëm të institucionit të Avokatit të Popullit në fushën e të drejtave të njeriut, si një institucion mbrojtës i të drejtave të qytetarëve.

Gjatë bisedës, Drejtori për Evropën Juglindore në Departamentin Amerikan të Shtetit, z. Jonathan Moore ndër të tjera vlerësoi rolin e rëndësishëm të institucioneve të pavarura në konsolidimin e shtetit të së drejtës.

Z. Totozani, vuri në dukje faktin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si një partner i rëndësishëm i Avokatit të Popullit në fushën e të drejtave të njeriut, kanë një rol thelbësor në konsolidimin e standardeve në këtë drejtim.

Gjithashtu zoti Totozani theksoi se raportet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit do vazhdojnë të përbëjnë një udhërrëfyes në punën e institucionit të Avokatit të Popullit.

Në takim u vlerësua ndarja e raporteve të veçanta dhe rekomandimeve si dhe informacionet e tjera mbi situatën e të drejtave të njeriut në vend, me komunitetin ndërkombëtar, përfshirë këtu Ambasadën Amerikane në Tiranë. Noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit