
Tiranë, 2 prill 2014, NOA.al- Pas ngjarjes së ndodhur në burgun e Malandrinos në Greqi, ku një shqiptar i dyshuar për vrasje u torturua deri në vdekje, ka ardhur edhe reagimi i Ministrisë së Drejtësisë shqiptare.
Nëpërmjet një deklarate për mediat, Ministria e Drejtësisë thotë se shpreh keqardhjen e saj për ngjarjen e rëndë të ndodhur në burgun e Malandrinos në Greqi, me pasojë humbjen e jetës së shtetasve Jorgos Cironis dhe Ilia Kareli, i cili vuante dënimin në këtë burg.
Ekspertiza: Ilia Kareli vdiq nga torturat, i thyen kafkën e kraharorin
Ministria e Drejtësisë dënon çdo akt dhune ndaj shtetasve shqiptarë, të burgosur në burgjet greke.
"Duke besuar në marrëdhëniet e mira të fqinjësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve të drejtësisë të dy vendeve, dhe në zbatimin reciprok te ligjit dhe marrëveshjeve e konventave ndërkombëtare, veçanërisht ato me fokus respektimin e të drejtave të njeriut, Ministria e Drejtësisë shpreh besimin se reagimi i drejtësisë greke do të jetë i menjëhershëm përsa i takon zbardhjes së çështjes pa vonesë". Noa.al
Shqiptari i vdekur në burgun e Greqisë, nëna: Nuk më lanë asnjëherë ta takoj
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





