Transmetuar më 02-04-2014, 16:47

Angli, 2 prill  2014, NOA.al- Qeveria britanike i ka paralajmëruar njerëzit me probleme në frymëmarrje, të qëndrojnë në shtëpi pasi një re gjigande sahariane prej rëre ka mbuluar Britaninë.

Nivelet e ndotjes mund të jenë aq të mëdha sa të shkaktojnë probleme të frymëmarrjes tek njerëzit në disa pjesë të vendit. Ndotja e ajrit do të arrijë nivelin maksimal në disa zona, për shkak të pluhurit që ka ardhur nga Saharaja, i cili është përzier me ndotjen lokale dhe ajrin toksik nga Europa.

Britanikët janë paralajmëruar se mund të vuajnë nga probleme të frymëmarrjes, sidomos ata që jetojnë në pjesët e Bregut Lindor, Midlendit dhe Uellsit Jugor, të cilat janë ndikuar më tepër.

Në shumë pjesët të vendit, nivelet e ndotjes mund të jenë aq të larta sa të shkaktojnë probleme edhe tek njerëzit e shëndetshëm. Njerëzit e prekur këshillohen që të reduktojë ushtrimet që bëjnë jashtë shtëpisë, veçanërisht nëse fillojnë të vuajnë nga kolla ose dhimbja e fytit.

Të rriturit dhe fëmijët me probleme të zemrës, të mushkërive dhe pensionistët duhet të shmangin aktivitetet e rënda, sipas mjekëve. Asmatikët janë paralajmëruar se mund të vuajnë kriza dhe ekspertët thonë se ata duhet t’i përdorin pajisjet e frymëmarrjes më shpesh për disa ditë rresht. Noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit