Transmetuar më 02-04-2014, 15:41

Dihet se me kalimin e kohës pasioni në çift zbehet, por kjo nuk do të thotë se lidhja duhet lënë të kalojë në pasivitet.

Një studim anglez i British Household Panel Survey, jep 5 këshilla për ta bërë një lidhje që të funksionojë pavarësisht kohës.

Jini miq. Përveçse partner duhet të jeni edhe miq, ndaj këshillohet që të dialogoni së paku 5 orë në javë, pasi në këtë mënyrë duke shkëmbyer ide dhe eksperienca çiftet janë më të lumtur.

Marrëdhënie të rregullta seksuale. Numri ideal ose thënë ndryshe numri minimal i raporteve seksuale, është dy herë në javë.

Ndani eksperienca të reja. Risia në raportin në çift e mban atë të gjallë, duke përjetuar emocione të reja, si gatimi, sporti apo edhe aktivitetet të tjera.

Zënka të lehta. Edhe pse mund të duket e vështirë për tu realizuar, kur e shihni që tonet e debatit janë ngritur, mos e çoni më tej këtë debat, por kalojeni çdo gjë me sens humori.

Festoni lajmet e mira. Edhe nëse gjërat nuk shkojnë gjithnjë mirë, festoni edhe gjërat e vogla duke i kthyer në një mënyrë gëzimi.

Nga studimi u zbulua se momenti kulmor i lumturisë në çift, është pikërisht gjatë dy viteve të para të martesës, ndërsa rifillon sërish pas 5 vitesh kur disa gjëra janë vënë në vijë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit