Transmetuar më 02-04-2014, 14:59

Prej kohësh mjekët dhe dietologët këshillojnë që të hahen 5 vakte me fruta dhe perime gjatë ditës.

Por një studim anglez i drejtuar nga Oyinlola Oyebode, e University College në Londër, pasi mbajti nën vëzhgim për 7 vjet me radhë, 65 mijë persona të rritur mbi 35 vjeç, zbuloi se duhen ngrënë 7 vakte të tilla.

Sipas saj duke ngrënë shtatë vakte me fruta dhe perime në ditë reduktohet me 42% rreziku i vdekjes për shkaqe të ndryshme, ndërsa në mënyrë specifike zvogëlohej me 25% rreziku për të vdekur nga kanceri dhe në masën 31% për të vdekur prej infarktit apo sëmundjeve në zemër.

Kësisoj rekomandohet shtimi i pjatave me spinaq, domate, karota, qepë, speca etj, për të mbajtur larg sëmundjet dhe për të gëzuar shëndet të plotë. Ndër të tjera Oyebode thekson se me këto ushqime qëndrohet më në formë dhe më të freskët./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit