Transmetuar më 02-04-2014, 13:29

Shkoi në spital prej dhimbjeve të shpinës dhe doli prej andej me një fëmijë në krah. Është ky rasti i 20 vjeçares Sophie Aldridge, e cila për asnjë moment nuk e kishte kuptuar se ishte shtatzënë, por me vajtjen në spital u bë nënë.

Vajza angleze kishte cikle të rregullta, të njëjtën masë veshjesh dhe asnjë simptomë që të ngjallte dyshime për shtatzëninë.

Jeta e saj ka qenë si e gjithë 20 vjeçareve të tjera, duke kaluar mbrëmje në diskotekë dhe pa asnjë kujdes të veçantë për fëmijën.

Sophie jetonte me prindërit e saj në Londër, kur befas u zgjua në mes të natës me dhimbje të padurueshme në shpinë.

Në spital për këtë situatë fajësuan dhimbjet menstruale dhe pasi i dhanë ilaç qetësues e dërguan në shtëpi. Mirëpo dhimbjet nuk pakësoheshin dhe vajza ndihej gjithnjë e më keq, kështu duke shkuar në spital sërish, u bë zbulimi i pazakontë dhe pak çaste më vonë ajo lindi.

“As që e dija që isha shtatzënë, fëmija lindi për 30 minuta. Isha e shqetësuar për shëndetin e Thomas, duke qenë se kisha pirë dhe kisha dalë rregullisht pa u shqetësuar për asgjë”, thotë 20 vjeçarja.

Aktualisht si Sophie edhe fëmija janë mirë, ndërsa ajo e quan djalin e saj “një mrekulli”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit