Transmetuar më 02-04-2014, 12:08





Supermodelja braziliane Gisele Bundchen, jo vetëm do të jetë për të disatën herë imazhi i fushatës publicitare të kostumeve të banjës së firmës H&M, por do të sjellë edhe një risi.
Së bashku me producentin dhe DJ e famshëm, Bob Sinclar, ajo do të sjellë një version të ri të këngës “Heart of Glass”, e kënduar në herët nga Blondie.
Kjo këngë që nga 15 prilli do të mund të dëgjohet dhe shkarkohet në sajtin e H&M.
Gisele dhe Sinclar e kanë realizuar këtë këngë në kuadër të fushatës së Unicef, në mbështetje të shkollimit të fëmijëve në zonat e varfra të botës./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





