
Nëse nuk ndihesh mjaftueshëm seksi për partnerin, atëherë duhet të dini disa detaje lidhur me gjërat që tërheqin një mashkull te femra.
-Merrni një vendim në mënyrë instiktive dhe mos u mendoni lidhur me të. Qoftë nëse bëhet fjalë për blerjen e një fundi apo të një makine, tregohu e sigurtë në vete, kështu do të dukesh më tërheqëse te partneri.
-Dërgoji një mesazh në orën e punës, duke i shpjeguar se çfarë do të doje ti bëje pikërisht në ato momente. Pse jo propozojini edhe një takim pikant pas pune.
-Evitoni krahasimin me çdo femër që përballeni. Tregoni më shumë siguri në vete.
-Tregohu vërtetë e fiskuar pas diçkaje, qoftë kjo kinema, modë etj., pasi krijon te partneri bindjen se je e vendosur për të luftuar për atë në të cilën beson.
-Pyete nëse ka diçka që mund të bësh për të kur e shikon në vështirësi. Insisto deri sa ai t’ua thotë.
-Vazhdo tu flasësh me “ju” prindërve të tij, edhe pse i njeh prej vitesh.
-Propozo sfida të rastësishme, si për shembull “Të shikojmë kush arrin i pari te dera”, më tej përkushtohu që ta fitosh.
-Gatuaj një pjatë që i pëlqen vetëm atij.
-Lërini bileta romantike nëpër shtëpi.
-Mos pretendo që të kalojë me ty çdo mbrëmje të javës. Madje kur të kthehet nga një mbrëmje me shokët, befasoje duke i dalë e veshur në mënyrë provokuese./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





